Tottenhami ka marrë tre pikë domethënëse dhe me mund të madh në duel me Aston Villën.
Skuadra londineze ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Aston Villës, në takimin e javës së 10-të të Premier League.
Futbollisti Rogers në minutën e 32-të shënoi për skuadrën udhëtuese.
Tottenham këndellet dhe përmbysi gjithçka në vazhdim sidomos në 15 minutat e fund. Golat i realizuan Johnson (49'), Solanke (75 e 79') e Maddison (90+6').
Liverpooli kryeson me 25 pikë, pasojnë Manchester City me 23, Nottingham 19, Arsenali 18, Aston Villa 18, Chelsea 17, Tottenham 16, Brighton 16 pikë etj.