Viti 2024 shënon 125-vjetorin e Barcelonës.
Klubi u formua saktësisht më 29 nëntor 1899, dhe po atë ditë do të ketë një festë të madhe të organizuar nga klubi katalunas.
Ideja është që të jenë të pranishëm sa më shumë legjenda të klubit, me gjithë sytë që do të jenë kah ta. Megjithatë, lojtari më i mirë ndonjëherë i këtij klubi nuk do të marrë pjesë.
Siç raportohet nga “Sport”, Lionel Messi nuk mund të jetë pjesë e kësaj feste, pasi do të jetë në “detyrë” me Inter Miamin, me MLS që tashmë ka hyrë në fazën e play-offit.
Inter Miami do të luajë me Atlanta United fundjavën e ardhshme, por pritshmëritë janë që ata do të luajnë ose me Orlando City, ose me Charlotte FC në fundjavën e organizmit të festës.
Lionel Messi ishte pjesë e Barcelonës që nga akademia e deri më vitin 2021, kur u transferua si lojtar i lirë te PSG-ja..