Barcelona shemb Espanyolin, Kumbulla zëvendësohet pas 40 minutave

Futboll

Barcelona shemb Espanyolin, Kumbulla zëvendësohet pas 40 minutave

Nga: K.G. Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 18:14
Dani Olmo

Barcelona po bëhet gjithnjë e më frikshme në Kampionatin e Spanjës. 

Barcelona e ka shembur me rezultat 3:1 Espanyolin, në derbin e Katalonisë.

Futbollisti Dani Olmo ishte kryefjala e ndeshjes. 

Olmo ka realizuar dy gola në minutën e 12-të dhe të 31-tën. 

Olmo në minutën e 31-të ka shënuar gol të bukur nga rreth 18 metra.

Golin tjetër e shënoi Raphinha në minutëne 23-të.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, u paraqit titullar për Espanyolin por u zëvendësua pas 40 minutave. 

Për Espanyolin shënoi futbollisti Puado (63'). 

Pas javës së 12-të, Barcelona kryeson me 33 pikë e Espanyol është në vend të 17-të me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat