Barcelona po bëhet gjithnjë e më frikshme në Kampionatin e Spanjës.
Barcelona e ka shembur me rezultat 3:1 Espanyolin, në derbin e Katalonisë.
Futbollisti Dani Olmo ishte kryefjala e ndeshjes.
Olmo ka realizuar dy gola në minutën e 12-të dhe të 31-tën.
Olmo në minutën e 31-të ka shënuar gol të bukur nga rreth 18 metra.
Golin tjetër e shënoi Raphinha në minutëne 23-të.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, u paraqit titullar për Espanyolin por u zëvendësua pas 40 minutave.
Për Espanyolin shënoi futbollisti Puado (63').
Pas javës së 12-të, Barcelona kryeson me 33 pikë e Espanyol është në vend të 17-të me 10 pikë.