Rudhani vazhdon me paraqitje të mira me Luzernin

Futboll

Rudhani vazhdon me paraqitje të mira me Luzernin

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 19:36
Rudhani

Donat Rrudhani ka vazhduar shkëlqimin në Superligën e Zvicrës me fanellën e Luzernit.

Ylli ynë e ka nisur si gjithmonë ndeshjen nga minuta e parë për Luzernin në triumfin ndaj Grasshopperit me rezultat të pastër 2-0.

Ishte minuta e 59-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar shënoi golin e dytë në këtë sfidë nga penalltia.

Për Rrudhanin goli ndaj Grasshoppers ishte i dyti këtë edicion në elitën e futbollit zviceran, derisa ka edhe një asistim.

25-vjeçari është huazuar te Luzern nga kampionët në fuqi të Yong Boys Bern, derisa është shëndrruar në një lider te skuadra e tij.

Përveç golit ai pati edhe një rast të madh të krijuar, 10 pasime të sakta dhe katër duele të fituara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat