Vllaznia bën detyrën në “Loro Boriçi”, mposht Skënderbeun 2:0 dhe ngjitet momentalisht e vetme në krye të renditjes së Abissnet Superiore me 21 pikë.
Gjithçka vendoset që në pjesën e parë. Kapiteni Balaj zhbllokon sfidën, ndërsa Dodaj shënon, pas një kundërsulmi model. Korçarët mundohen të reagojnë, por nuk gjejnë dot golin që mund të rihapte takimin.
Pas suksesit përballë Tiranës, Vllaznia merr një tjetër fitore dhe qëndron për momentin (në pritje të ndeshjes së Partizanit) në krye të renditjes.
Situatë e vështirë për Skënderbeun, që pëson një tjetër humbje dhe mbetet në kuotën 11 pikëve në zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit.