Mbrojtësi i Kombëtares rrezikon sfidat e nëntorit

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares rrezikon sfidat e nëntorit

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 19:44
Shqipëria

Marash Kumbulla është dëmtuar në sfidën e sotme që ekipi i tij, Espanyol po luan në transfertë përballë Barcelonës. Momentalisht, këta të fundit po e udhëheqin këtë ndeshje me rezultatin 3-1.

Përsa i përket Kumbullës, mbrojtësit shqiptar iu desht të linte fushën e lojës në minutën e 40-të të sfidës. Vendin e tij e mori Sergi Gomez, teksa shkalla e dëmtimit ende nuk dihet.

Kujtojmë që Kombëtarja do të luajë javën e ardhshmë dy sfidat e fundit të Nations League në Tiranë, kundër Çekisë dhe Ukrainës. Kumbulla rrezikon seriozisht që të mos jetë pjesë e tyre.

Megjithatë kuqezinjtë shpresojnë për një lajm të mirë nga Spanja, duke nisur nga nesër, kur do të bëhen dhe kontrolle të detajuara mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat