Skuadra e Trepçës nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Besa.
Ndeshja përfundoi 1:1, me dy skuadrat që kërkuan deri në sekondat e fundit fitoren..
Te Trepça vazhdojnë të dhurojnë spektakël tifozët, të cilët po presin pas shumë vitesh rikthimin në elitën e futbollit kosovar.
Sot Torcida udhëtoi drejt Pejës, për ta mbështetur skuadrën e tyre në një ndeshje mjaftë të rëndësishme.