Vinicius Junior sapo ka marrë dy oferta të reja. Pas zhgënjimit për Topin e Artë, sulmuesi i Real Madrid tashmë po merr vetëm lajme të mira.
Mediat angleze raportojnë se 24-vjeçari ka marrë dy oferta nga Premier League. Nuk dihet se cilat janë këto klube që i janë afruar brazilianit, por ai i ka lexuar mirë mesazhet që i kanë ardhur.
Kontrata e tij aktuale në Madrid skadon në vitin 2027. Relevo shkruan se Real Madrid ka tre muaj që i ofron mundësinë e rinovimit.
Vinicius është shprehur se e falenderon klubin për përpjekjet, por për momentin i duket shumë shpejt për të vendosur. Arsyet janë të kuptueshme. Arabia Saudite dhe dy klubet angleze mund ta kenë tunduar.