Humbja e dytë në pesë ditë

Futboll

Humbja e dytë në pesë ditë

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 19:57
Gvozdenoviç

Skënderbeu u mposht me rezultatin 2:0 nga Vllaznia në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 12-të të Superiores dhe pa korçarët të humbasin ndeshjen e dytë në katër ditë.

Pas ndeshjes foli trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç. Ky i fundit deklaroi:

Kemi mungesa, por dhe sot ishim pa pesë lojtarë. Në fushë nuk mund të kuptoj si shënoi kundërshtari shumë thjesht. Goli i parë erdhi nga gabim shumë i madh, e kishte topin Ramos, bëri gabim me pasim dhe erdhi goli.

goli i dytë ishte topi ynë, pastaj faull për ne, nga faulli nuk ishim vendosur shumë mirë mbrapa. Në goditje standarde kur jemi në sulm, duhet të mendojmë dhe për mbrojtjen. Ndoshta psikologjikisht nuk ishim gati dhe jam shumë i mërzitur.

Mungesa e Dumfur, mendimi si do bëjmë luftë në ajër se Shkodra është e fortë. Dhe ne ishim në ajër fort, por idea do ishte do rrijmë mbrapa fort me ekuilibër me pesë lojtarë dhe pastaj do presim për kundërsulm. Po goli i parë erdhi shumë shpejt, gabim i madh, pastaj shumë e vështirë.

Nërguti kur doli jashtë Kosta, ishte në pozicion jo natyral, kisha frikë se do rri me katër. Mendova më mirë të rrijmë me pesë dhe japim më pak hapësira. Prap bëri mirë Nërguti.

Dhe ne do bëjmë analizat, do flasim me lojtarët, do gjejmë përse. E drejtë, 4 apo 5 minutat e fundit jemi mirë. Ndoshta kemi stres, ndoshta psikologjikisht, patjetër mungesat”, u shpreh Gvozdenoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat