Ruud Van Nistelrooy ka drejtuar Manchester Unitedin edhe në ndeshjen e dytë ku barazoi me Chelsean 1-1.
Djajtë e Kuq janë bërë me trajner të ri pasi Ruben Amorim do të marrë drejtimin e klubit pas 10 ditëve.
Megjithatë trajneri aktual holandezi Van Nistelrooy u pyet nga Sky Sports nëse Amorim ka ndikuar në formacionin e Man Utd përballë Chelseat.
“Jo nuk është e mundur, nuk kam pasur asnjë kontakt rreth formacionit”, deklaroi Nistelrooy.
“Është shumë e qartë, është komunikuar edhe me lojtarët, se unë do të jem në krye deri të dielën javën e ardhshme, ndeshjen e Leicesterit dhe pas kësaj, menaxheri i ri do të marrë drejtimin e klubit”.
“Natyrisht, loja ka faza ku ne jemi dominues ose pak më pak dominues, dhe ne duhet të dimë se si ta realizojmë këtë dhe si mund të reagojmë nga kjo dhe të përfitojmë sa më shumë nga ajo situatë ku ju nuk keni top”.
Ish-legjenda e United do të qëndroj në krye të skuadrës edhe për dy ndeshje, ndaj PAOK në Ligën e Evropës dhe ndaj Leicesterit në Ligën Premier.