Kumbulla la i dëmtuar derbin ndaj Barcelonës, trajneri shpjegon situatën

Futboll

Kumbulla la i dëmtuar derbin ndaj Barcelonës, trajneri shpjegon situatën

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 21:37
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim në ndeshjen e kësaj jave ku Espanjoli i tij përballej në derbin e Katalonjës me Barcelonën. Mbrojtësi shqiptar la fushën e lojës para fundit të pjesës së parë, për shkak të problemeve muskulore.

Një situatë të cilën e komentoi edhe trajneri i Espanjol, Manolo Gonzalez, i cili theksoi se stafi mjekësor kishte marrë vendimin për ta nxjerrë nga fusha për të mos rrezikuar përkeqësimin e situatës së mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

“Në parim, ai ndjeu një shqetësim. Duket se nuk ka qenë muskuli i brendshëm i kofshës dhe ky është një lajm i mirë. Ishte më shumë një vendim parandalues, në mënyrë që të mos përkeqësohej më shumë. Të shohim se si do të jetë gjendja e tij pas testeve”, tha trajneri menjëherë pas ndeshjes për situatën e mbrojtësit shqiptar.

Dëmtimi i Kumbullës nuk është një lajm i mirë për trajnerin Silvinjo, pak ditë para grumbullimit të Kombëtares shqiptare për ndeshjet e rëndësishme të muajt nëntor në Ligën e Kombeve, pasi ai është një nga alternativat kryesore për qendrën e mbrojtjes kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat