Të gjithë ishim të sigurt se transferimi i Alphonso Davies te Real Madrid do të ishte 100% i realizueshëm. Ka dy vite që përflitet për këtë.
Kanadezi ka edhe 8 muaj kontratë me Bayern dhe ka vendosur të mos rinovojë. Në verë ai mund ta zgjedhë vetë skuadrën e radhës, duke u larguar me parametra zero.
Situata ka ndryshuar. El Nacional raporton se mbrojtësi i majtë mund të mos e ketë ndarë mendjen për të luajtur me fanellën e bardhë.
Ai është magjepsur nga loja aktuale e katalanasve, e dirigjuar nga njeriu i cili i dha hov karrierës së tij, Hansi Flick. Davies po joshet nga ideja për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij.