Gjatë diskutimit në studio, foli edhe kryetari i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS), Eroll Salihu.
Ai tha se nuk ka gisht në vendimin e KAS-it në rastin e Prishtinës.
“Unë s’kam marrë pjesë në vendimmarrjen për rastin e Prishtinës, veçanërisht kam kërkuar të jem jashtë kësaj ngjarje”, tha ai fillimisht.
“Për akuzat e FFK-së ndaj meje se kam ndikuar në këtë vendim, unë do ta padisë, sepse këto janë akuza ta pabaza dhe të rënda”, përfundoi ai.