Hansi Flick pranon se Barcelona nuk ishte në nivelin e duhur ndaj Espanyolit

Futboll

Hansi Flick pranon se Barcelona nuk ishte në nivelin e duhur ndaj Espanyolit

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 23:34
Hansi Flick

Barcelona e zgjeroi epërsinë e saj si lider në La Liga në nëntë pikë pas fitores me rezultat 3-1 në derbin katalunas ndaj Espanyolit.

Tri golat e pjesës së parë e bën dallimin për nikoqirët, ani pse nuk ishte një pasdite e rehatshme ashtu siç ishin mësuar blaugranasit gjatë javëve të fundit.

Në pjesën e dytë, Barcelona pati vështirësi ta kontrollojë ndeshjen dhe ishte Espanyoli ‘që fitoi’ 45 minutat e dyta (1-0).

Në një intervistë për Mundo Deportivo pas ndeshjes, Hansi Flick e kuptoi se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e dëshirueshëm.

“Një derbi është gjithmonë i komplikuar. Në pjesën e parë në shfaqëm një nivel të mirë, por në përgjithësi nuk luajtëm ashtu siç bëjmë zakonisht, ne humbëm shumë topa dhe u ndëshkuam në pjesën e dytë”, ka thënë Flick fillimisht.

“Gjëja më e rëndësishme është fitorja dhe do të doja të veçoja përqendrimin e të gjithë lojtarëve, disa prej tyre shumë të rinj”.

“Në pjesën e dytë na mungoi presioni në atë që kishte topin dhe ne kishim disa probleme për shkak të kësaj”, përfundoi gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat