Xhiro e 12-të e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohen sot me dy ndeshjet jashtëzakonisht interesante të cilat zhvillohen me fillim nga ora 13:00.
Në Drenas do të zhvillohet ndeshja ndërmjet kampionit në fuqi, Ballkanit dhe skuadrës së fundit në tabelë, Feronikelit 74. Kjo e fundi u rikthehet ndeshjeve në kampionat pasi javën e kaluar së pari mori vendim për t’u tërhequr nga garat dhe pastaj e tërhoqi atë.
Ballafaqimi tjetër mjaftë interesante do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, aty ku Malisheva e pret Llapin.
Të dy këto skuadra janë futu në një seri jo të mirë të rezultateve në ndeshjet e fundit, andaj fitorja në këtë sfidë është obligim për secilën prej tyre.