Flick: Sot tolerohet shpërqendrimi, por të mërkurën duhet të jemi në nivel tjetër

Futboll

Flick: Sot tolerohet shpërqendrimi, por të mërkurën duhet të jemi në nivel tjetër

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 08:32
Hansi Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka kritika për pjesën e dytë të derbit me Espanyolit. Gjermani këmbëngul se nuk duhet të përsëritet më ai shpërqendrim.

Jeni i kënaqur me ndeshjen e sotme?

Po, i morëm tri pikët. Jam i lumtur që kam fituar. Jam dakord që në pjesën e dytë humbëm përqendrimin. Ia thashë skuadrës. Po kalojmë një sezon shumë të mirë. Sot po e toleroj pjesën e dytë, sepse kemi fituar, por për të mërkurën na duhet më shumë forcë.

Sa i rëndësishëm është Dani Olmo?

Ai di të shënojë dhe sot ishte shumë i rëndësishëm. Por Fermín gjithashtu bëri shumë mirë kundër Bayernit. Olmo është rikthyer, ne jemi të lumtur me ridebutimin e tij.

A është e vështirë ta ndryshosh treshen e parë?

Nuk doja të bëja shumë ndryshime në pjesën e dytë. E kemi ulur tensionin. Ndonjëherë i ndryshoj sulmuesit, por sot jam fokusuar te mesfushorët. Ne donim ta vendosnim fokusin atje. Sot ndeshja shkoi ndryshe. Tre lojtarët që kemi përpara janë të shkëlqyer. Në ndeshjen e radhës duhet të jemi në një nivel tjetër.

Situata e Ferran Torres…

Unë e kuptoj që ai nuk është në gjendje të luajë ose të vijë të na shohë. Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli në këto rrethana.

Zëvendësimi i Koundé?

Ishte vendimi im.

Në çfarë pozicioni e shihni De Jong?

Ai mund të luajë së bashku me Casadon. De Jong zë shumë mirë numrin tetë, por edhe gjashtë. Kur ai hyri, nuk ishte e lehtë. Kemi bërë shumë gabime. Për ata që hynë në pjesën e dytë, nuk ka qenë e lehtë.

Si ju duket Casadó?

Jemi shumë të lumtur me të. Është përmirësuar shumë dhe është bukur ta shohësh. Ai po luan shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat