Lautaro Martinez shprehu irritimin e tij ndaj arbitrimit pas fitores 1-0 të Interit ndaj Venezias. Ishte në letër një detyrë mjaft e thjeshtë për kampionët në fuqi të Italisë, por në realitet çdo gjë tjetër veçse se e lehtë u pa në fushë, pasi humbën shumë mundësi shënimi deri te goli me kokë u Lautaro Martinezit.
Argjentinasi ishte i zemëruar me gjyqtaren Maria Sole Ferrieri Caputi për qasjen e saj të përgjithshme.
“Kishte zero minuta kohë shtesë në pjesën e parë, por shtatë pas pushimit. Mendoj se futbolli duhet të ecë përpara dhe ne nuk po e bëjmë këtë”, tha Lautaro Martinez për DAZN.
“Kjo është arsyeja pse ne jemi të zemëruar. Nëse duam që futbolli të përmirësohet, të gjithë duhet të bëjmë më shumë. Në çdo rast, ne i marrim këto tre pikë dhe vazhdojmë të bëjmë punën tonë në fushë. Natyrisht, ne kemi edhe fajin tonë për të marrë që nuk e mbyllëm ndeshjen më herët, ne bëmë të njëjtën gjë kundër Juventusit. Është një sezon i gjatë, por ne duhet të përmirësohemi në këto detaje”, tha Lautaro në fund.