Tifozët më të zjarrtë të Bayern Munichut do të bojkotojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk edhe pse ajo luhet në Gjermani.
Bayern Munich e nisi në mënyrë shumë të keqe sezonin e Ligës së Kampionëve dhe ka dy humbje në tre ndeshjet e para.
Në ndeshjet e radhës, bavarezët do të duhet të marrin fitore, por në njërën prej tyre do të privohen nga mbështetja e tifozëve më të zjarrtë.
Anëtarët e grupit të tifozëve më të zjarrtë të ekipit të “Allianz Arena” vendosën të bojkotojnë ndeshjen ndaj Shakhtarit Dontesk, e cila do të luhet në dhjetor.
Ata kanë marrë një vendim sot pasi shitja e biletave për këtë duel ka nisur mëngjesin e sotëm.
Meqenëse, për shkak të luftës, Shakhtar nuk mund të luajë ndeshjet në shtëpi në terrenin e vet, ata luajnë në Gelsenkirchen.
Bayern Munich pritej të luante para tribunave të mbushura me tifozë, por ata vendosën të bojkotojnë edhe pse ndeshja luhet në Gjermani.
Arsyeja është e thjeshtë – çmimi i biletave. Tifozët më të zjarrtë të Bayern Munich kanë protestuar gjithmonë kundër çmimeve të larta të biletave me pankartën “Twenty is plenty”.
Çmimi i biletave për tifozët e Bayern Munich në ndeshjen kundër Shakhtarit është 52 euro dhe bavarezët normalisht paguajnë 19 euro për të ndjekur ndeshjet, ndaj nuk do të jenë në tribuna kundër Shakhtarit në dhjetor.
Bayern Munich luan këtë javë raundin e katërt të Ligës së Kampionëve dhe pret Benfican në një ndeshje ku “duhet të fitojë” për të ruajtur shanset e tyre për një vend në renditjen e epërm.