Java e kaluar, Man United konfirmoi se Rubin Amorim do të zëvendësojë Erik ten Hag pas largimit të tij nga klubi për shkak të një fillimi të dobët të sezonit.
“Djajtë e Kuq” kishin fituar vetëm katër ndeshje nga një total prej 14 përballjesh në të gjitha garat përpara largimit të trajnerit holandez.
Për këtë arsye, pritshmëritë mbi Amorim janë tashmë shumë të larta pasi Man United synon të rikthehet në krye të Ligës Premier brenda pak vitesh.
Drejtuesit kryesorë të Man United dhe tifozët, do të ndjekin me vëmendje përballjen e ardhshme të Sporting Libonës, e cila do të zhvillohet në Ligën e Kampionëve kundër rivalit të hidhur të Red Devils, Manchester City.
Amorim ka zbuluar tani se është i vetëdijshëm që tifozët e Man United mund ta konsiderojnë si legjendarin Sir Alex Ferguson, nëse Sporting arrin të marrë një rezultat pozitiv nga përballja kundër kampionëve të Ligës Premier që drejtohet nga Pep Guardiola.
“Nuk mendoj për atë [rritjen e pritshmërive të tifozëve të United]. Fokusimi im është të fitoj ndeshjen për Sportingun”.
“Nëse fitojmë nesër, ata do të mendojnë se ka ardhur Alecx Ferguson i ri. Kjo do të jetë shumë e vështirë për t’u përballuar. Mund të rrisë pritshmëritë, por nuk mendoj shumë për këtë gjë”, deklaroi Amorim.
Trajneri portugez do të marrë drejtimin e Man United duke filluar nga 11 nëntori, pas fillimit të pushimeve për ndeshjet e kombëtareve.