Al-Hilal dominoi ndeshjen ndaj Esteghlal, duke fituar kështu 3-0 në Championsin e Azisë.
Mitrovic realizoi 3 gola, me skuadrën e Jorge Jesus që mbetet e pamposhtur prej 15 ndeshjesh radhazi.
Shqetëson situata e Neymar.
Ylli brazilian u aktivizua në minutën e 57-të pas një viti jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë, por ylli i njohur u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të, pas një faulli të rëndë. Në ditët në vijim, do të zbulohet gjendja e O’ney.