Jose Mourinho kundër gjykimit

Futboll

Jose Mourinho kundër gjykimit

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 00:44
Jose Mourinho

Zhose Mourinho vijon të tërheq vëmendjen nga Turqia. Portugezi kritikoi edhe njëherë tjetër mënyrën e gjykimit, edhe pse Fenerbahce e tij mori 3 pikët pas fitores ndaj Trabzonsporit. Një ndeshje e vulosur në minutën e 102-të, teksa “Special One” shpërtheu në festë duke iu bashkuar skuadrës.

Por para golit të fitores, Mourinho u shfaq tepër i zemëruar me gjyqtarin kryesor, por edhe sistemin VAR.

Mungesa e një penalltie e shpërfytyroi ish-trajnerin e Real Madrid, i cili u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në rrjetet sociale, shkruan se ky episod është shumë qesharak.

Kjo nuk është hera e parë që Mourinho përballet me njëanshmëri të vendimeve kundër skuadrës së tij.

Madje, në episodin e shkuar, portugezi pranoi se do të largohej nga skuadra dhe ishte gati për të zgjedhur edhe një ekip që lufton për mbijetesë në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat