Nëna e Ruben Amorim do të ketë një rregull strikt ndaj saj, me djalin e saj që shumë shpejt do të jetë në krye të Manchester Unitedit.
Amorim është caktuar si trajner i ri i “Djajve të Kuq”, duke e zëvendësuar kështu Erik ten Hagut, i cili u shkarkua të hënën e kaluar.
Portugezi zyrtarisht do të marrë drejtimin e skuadrës në takimin ndaj Ipsëich Toën më 24 nëntor, pas pushimit të kombëtareve.
Amorim do të jetë trajneri më i ri në historinë e Manchester Unitedit, derisa tek në vitin 2017 u pensionua nga futbolli aktiv.
Mesfushori portugez, i cili është inspiruar nga Zinedine Zidane dhe Fernando Redondo, thuhet se është shumë konkurrues dhe e urren humbjen.
Kështu thotë Jose Morais, ish-asistenti i Jose Mourinhos te Real Madridi, Interi dhe Chelsea. Ai po ashtu ka qenë trajner i Amorim për katër vite.
Duke folur për “The Athletic” Morais ka thënë se nëna e Amorim nuk guxon ta thërrasë këtë të fundit deri një ditë pas humbjes.
Manchester United ka pësuar katër humbje në 10 ndeshjet e para në elitën e futbollit anglez.
Amorim ka një detyrë të madhe, për ta kthyer Manchester Unitedin në binarë, pasi nuk ka arritur ta fitojë ligën që nga viti 2013.
Derisa, në anën tjetër, Amorim ka fituar dy herë Ligën e Portugalisë me Sportingun.