Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami synon trofeun e parë me fanellën e Rangersit skocez. Bajrami me Rangersin është në finale të Kupës së Ligës Skoceze të futbollit.
Finalen e siguroi të dielën falë edhe kontributit të Bajramit në gjysmëfinale.
Bajrami shënoi njërin prej dy golave të fitores së Rangarsit 2:1 ndaj Motherëellit.
Në finale Rangersi do të takohet me Celticun më 15 dhjetor.
Bajrami ka folur për golin dhe fitoren në gjysmëfinale.
“Gjëja më e rëndësishme në një gjysmëfinale është fitorja dhe tani jemi në finale Jam i lumtur që shënova për të ndihmuar ekipin. Ishte e rëndësishme të fitonim gjysmëfinalen. Kjo tregoi se për 90 minuta ne besojmë dhe e njohim cilësinë tonë. Ata nuk patën asnjë rast në pjesën e parë, madje edhe në pjesën e dytë. Ne treguam cilësinë tonë në pjesën e dytë dhe shënuam disa gola të bukur”, ka thënë Bajrami, shkruan të hënën “Daily Record”.
Reprezentuesi i Shqipërisë këtë edicion në të gjitha garat ka tri gola dhe një asistim.
Bajrami u transferua te Rangersi në afatin kalimtar të verës nga Sassuolo për katër milionë euro.