Alonso tregon arsyen pse nuk pranoi të zëvendësonte Kloppin te Liverpooli

Futboll

Alonso tregon arsyen pse nuk pranoi të zëvendësonte Kloppin te Liverpooli

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 09:35
Xabi Alonso

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka qenë shumë i lidhur për t’iu bashkuar Liverpoolit si zëvendësues i Jurgen Klopp.

Spanjolli gjithashtu ishte edhe në planet e Bayern Munich dhe Chelseat, por në fund vendosi të qëndronte te skuadra gjermane Bayer Leverkusen.

Alonso tani ka treguar se ka qenë i interesuar për ta zëvendësuar Kloppin, por që në atë kohë ishte i fokusuar për ta fituar titullin me Leverkusenin.

“Unë pashë lidhjet për të zëvendësuar Klopp… por në atë kohë isha i fokusuar në fitimin e ligës. Ne po punonim vetëm për këtë, nuk kam negociuar me klubet”, tha Alonso.

Alonso ishte në fakt një kandidat i madh për të zëvendësuar trajnerin gjerman, por ai zgjodhi të qëndrojë me Bayer për një sezon tjetër pasi i ndihmoi ata të fitonin titullin e Bundesligës pa humbur asnjë ndeshje sezonin e kaluar.

Liverpooli në fund vendosi për holandezin Arne Slot dhe ata tani janë lider në Ligën Premier. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat