Drilon Hazrollaj po përflitet shumë ditët e fundit se mund të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. Sipas “Markaj News” bëhet me dije se 20-vjeçari mund të jetë surpriza e radhës e Sylvinho për sfidat e këtij muaji.
Nëse diçka tillë do të ndodhë, atëherë Shqipëria do t’i “rrëmbente” kosovës një nga talentet e të ardhmes. Kujtojmë se në të kaluarën lojtari i cili mban veshur fanellën e Malishevës është grumbulluar nga Kosova në disa ndeshje, por nuk ka mundur të debutojë me “Dardanët”.
Kështu ai lejohet të zgjedhe një Komëbtare tjetër dhe të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në arenën ndërkomëbtare. Këtë sezon 20-vjeçari ka luajtur 9 ndeshje ku ka arritur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.
Por jo vetëm Hazrollaj, pasi sipas burimit në fjalë bëhet me dije se emra të përfolur janë edhe Arinaldo Rrapaj, Ildi Gruda, Luis Hasa, Jason Ceka, Cristian Shpendi, dhe Meriton Shabani.
Shqipëria për pak ditë do të nisë grumbullimin për 2 sfidat e fundit të Nations League. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të duelojnë në “Air Albania” ndaj Çekisë më 16 nëntor dhe ndaj Ukrainës 3 ditë më pas, takime këto që vendosin edhe për fatet e skuadrës tonë në grupi B1.