Dy mungesa te Flamurtari, trajneri Agostineli bën gati “kurthin” për kavajasit!
Trajneri Andrea Agostineli pritet që ta ketë disi më të plotë ekipin ndaj Besës, ndonëse mungesat janë prezent.Kapiteni Denis Pjeshka mungoi ndaj Lushnjës, por sot pritet të grumbullohet.
Ndërsa Batha dhe Beqaj nuk ia dalin as për këtë ndeshje dhe shpresohet që të jenë gati për transfertën e Burrelit.
Dihet që Flamurtarit i mungon prej javësh portieri Frashëri, por Kaloshi ka bërë që të mos ndihet mos prania e tij.