Shkëndija e Haraçinës ka shënuar një fitore spektakolare ndaj Besës nga Sllupçani në Ligën e Tretë-Veri, në Maqedoni.
Haraçinasit triumfuan 8:0 në “shtëpi”. Cakolli dhe Arifi e kanë tundur nga dy herë rrjetën e kundërshtarit, kurse nga një gol e shënuan: Shaip, Aliti, Trpeski dhe Bushi.
Skuadra nga Haraçina është lider i pamposhtur, edhe pas javës së nëntë, dhe me siguri po shkon drejtë barazhit për në Ligën e Dytë.
Pas javës së nëntë, Shkëndija kryeson tabelën me 25 pikë, katër më shumë se Euromilk.
Në javën e ardhshme, Shkëndija luan si mysafir i Rzhanicino.