Kujt i besohet kryendeshja Besa-Flamurtari në Kategorinë e Parë?

Futboll

Kujt i besohet kryendeshja Besa-Flamurtari në Kategorinë e Parë?

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Faza e parë e Kategorisë së Parë për sezonin 2024-2025 mbyllet me kryendeshjen Besa - Flamurtari.

Ky takim do të luhet sot në orën 14:00 në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

Duke ditur rëndësinë e takimit, sektori i garave në FSHF e ka vlerësuar maksimalisht sfidën dhe ka vendosur arbitra me stemën e FIFA-s për të vendosur drejtësinë.

Kryesor i këtij takimi është Enea Jorgji i kolegjiumit të Elbasanit, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Denis Rexha nga kryeqyteti dhe Ridiger Çokaj nga Lezha.

Laver Alla do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa në dhomën VAR do të jenë Olsid Feratj dhe Emanuela Rusta. Shpresohet që gjykimi të mos bëhet faktor në këtë kryendeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat