Kaka: Uroj që kuqezinjtë të gëzojnë

Futboll

Kaka: Uroj që kuqezinjtë të gëzojnë

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 12:18
Kaka

Real Madrid - Milan zhvillohet sot në mbrëmje, një ndeshje e veçantë për atë që përfaqësojnë këto dy institucione të futbollit europian.

Një sfidë që ka edhe shumë ishë, e një prej tyre është edhe Rikardo Kaka. Braziliani, fituesi i “Topit të Artë” me kuqezinjtë, foli për Milan TV duke komentuar sfidën e sotme: “Të luash Ligën e Kampionëve është diçka e veçantë.

Pastaj të luash kundër skuadrave të mëdha është gjithmonë një përvojë unike. Të kesh këtë shans për të luajtur Real Madrid-Milan është një përvojë shumë e bukur për një futbollist, sigurisht që ka shumë motivime. Veshja e fanellës së Milanit duhet të jetë një shtysë e madhe, por përballjet me skuadra të mëdha si kjo, si Real Madridi kanë diçka ndryshe. Milani gjen sërish Ançelotin të cilin Kaka e ka pasur në kohët e arta me “Djallin”. Ish-fantazisti ia qan hallin trajnerit që sot do të ketë zemrën e ndarë.

“Karlo, me gjithë historinë që ka me Milanin edhe si lojtar edhe si trajner nuk do ta ketë të lehtë. Mendoj se do të jetë një ndeshje me shumë emocione për të dyja skuadrat, por sidomos për Karlon”.

RAPORTI ME MORATËN – Edhe Alvaro Morata bashkohet me ishët dyfishë për Realin e Milanin.

Pak orë përpara kësaj deklarata, spanjolli kishte deklaruar se ndër lojtarët që ka admiruar më shumë ishte pikërisht Rikardo Kaka. Braziliani ia kthen respektin, teksa shpjegon: “Jam shumë i lumtur që Morata është te Milani. Është një djalë shumë i mirë, pastaj si lojtar është kampion. Çfarë bëri këtë verë me Spanjën, duke fituar si kapiten ishte fantastike.

Ai sigurisht që mund t’i japë Milanit shumë gjëra të mira. Në verë më telefonoi sepse donte të luante me fanellën e 22-shit, i thashë që fanella nuk është e imja por e skuadrës dhe sigurisht që do ta përfaqësonte mirë.

Por në fund ai vendosi të merrte një numër tjetër. Ishte shumë gjë e bukur nga ana e tij që tregoi këtë respekt ndaj fanellës me të cilën luajta gjatë gjithë karrierës sime te Milani. I uroj atij më të mirën, që të fitojë ndeshje dhe kampionate e të bëjë diçka të veçantë për ne tifozët e Milanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat