Rafael Leao pritet të rikthehet në 11-shen e Milanit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ndërsa Yunus Musah pritet të startojë në krahun e djathtë.
Kuqezinjtë kanë tri pikë në tri ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve, ndërsa madrilenët kanë gjashtë.
Leao u ul në stol në tri ndeshje radhazi të Serie A, por Paulo Fonseca konfirmoi në një konferencë shtypi të ndeshjes të së hënës se portugezi do të startonte kundër “Merengues”.
Nga ana tjetër, Real Madridi është pa David Alaba, Thibaut Courtois dhe Dani Carvajal.
Real Madrid-Milan, formacionet e mundshme
Real Madrid (4-3-3): Lunin; Lucas Vazquez, Militao, Rudiger, Mendy; Valverde, Tchouameni, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinicius
Milan (4-2-3-1): Maignan; Emerson Royal, Thiaë, Tomori, Theo Hernandez; Fofana, Reijnders; Musah, Pulisic, Leao; Morata