Trajneri Xabi Alonso do të përballet të martën (21.00) për herë të parë në Champions League me ish - klubin e tij Liverpool.
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, dëshiron fitoren e tij të parë kundër Liverpoolit.
Një histori interesante e Xhakës sa i përket rezultateve negative në Liverpool.
Nga viti 2016 deri në vitin 2023, kapiten i Zvicrës, në qytetin industrial anglez humbi pesë herë, pati të paktën tre barazime dhe asnjë fitore.
Të martën në mbrëmje, Xhaka dhe Bayer Leverkusen do të përballen sërish me Liverpoolin për herë të parë që nga fillimi i prillit të vitit 2023 dhe është optimist pavarësisht rekordit negativ, shkruan media zvicerane “Blick”.
“Sigurisht që ne e dimë se sa cilësi ka kundërshtari, por nuk duhet të fshihemi”, tha Xhaka para ndeshjes dhe më pas kishte një tjetër dëshirë për veten dhe shokët e tij:
“Është Champions League në mbrëmje në Liverpool. Para së gjithash, ne duhet ta shijojmë atë”.
Vizitën në veriperëndim të Anglisë do ta ta shijojë edhe trajneri i Xhakës, Xabi Alonso. Ai udhëhoqi mesfushën e Reds për pesë vjet dhe një herë kontribuoi me një gol në rikthimin e mrekkulueshëm në finalen e Champions League.
Në verën e vitit 2009 ai u largua nga Anglia për në Madrid dhe tani përballet me ish-klubin e tij për herë të parë në karrierën e tij.
Deri më tani, Alonso nuk ka dashur të flasë shumë për ndeshjen e parë në Anfield. “Të luash në Champions League dhe në Anfield, është e vështirë për të arritur në krye”, tha ai.