Bledi Shkëmbi nuk është më trajneri i Tiranës. Lajmi i është komunikuar nga vetë Grent Halili i cili ka rol drejtues në klubin bardheblu.
Tani pritet të zgjidhet vetëm çështja e kontratës pasi ai nuk ka dhënë dorëheqjen dhe mund të përsëritet historia e Orges Shehit.
Rikujtojmë që Shkëmbi e mori drejtimin e Tiranës në qershor. Kështu aventura e tij te kryeqytetasit zgjati pesë muaj.
Gjatë kësaj kohe, trajneri korçar ia doli të marrë vetëm një fitore në ndeshje zyrtare teksa spikatën barazimet e shumta.