Ditën e enjte Europa League do të luajë ndeshjet e raundit të 3-të.
Takime këto që marrin vëmendjen e tifozëve.
Në një prej takimeve në këtë turne do të ketë edhe arbitra shqiptarë. Kështu UEFA ka vendosur që gjyqtarët e Superiores të vendosin drejtësi në sfidën mes Elfsborg-Braga në Europa League, që do të zhvillohet të enjten në orën 18:45 në Suedi.
Kryesorë do të jetë Juxhin Xhaja, ndërsa ndihmës të tij janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Albert Doda do të jetë arbitër i 4-të i kësaj sfide.