Sulmuesi suedez mes dy ofertave joshëse

Futboll

Sulmuesi suedez mes dy ofertave joshëse

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 13:37
Viktor Gojkeres

Sulmuesi i Sporting Lisbonë, Viktor Gojkeres, është një nga emrat më të kërkuar në merkato.

Paraqitja e tij e mirë në kampionatin portugez ka bërë që ekipet “big” në Europë ta kërkojnë me ngulm. Mes tyre edhe Barcelona e Man. Junajtedi .

Te “Djajtë e Kuq” do të shkojë javën e ardhshme trajneri i tij aktual Ruben Amorim, ndaj përflitet se ai do ta tërheqë me vete në “Old Trafford”. Gojkeres foli për mundësinë që ai të shkojë të luajë në Premier Ligë vitin tjetër.

“A do të shkoj me Amorim te Man. Junajtedi? Nuk e di.

Unë jam ende këtu te Sporting dhe ndihem mirë. Siç mund ta shihni, më pëlqen te luaj me Sportingun”, u shpreh sulmuesi suedez.

“Jam i trishtuar për largimin e tij dhe ne i urojmë të gjitha të mirat. Se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen unë nuk e di”, tha Gojkeres, 26 vjeç, që përflitet se mund të shkojë në Angli që në merkaton e janarit për të ndjekur trajnerin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat