Stramaccioni parashikon Inter - Napoli

Futboll

Stramaccioni parashikon Inter - Napoli

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 13:51
Andrea Stramaccioni

Ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, foli në faqet e “Il Mattino” për Napolin, duke nisur që nga humbja ndaj Atalantës: “Ishte një përplasje direkte e nivelit të lartë, e hapur për çdo rezultat. Atalanta pati aftësinë për ta zhbllokuar dhe kontrolluar ndeshjen saktësisht, e dërgoi lojën në hullitë që preferon.

Skuadra e Gasperinit është vdekjeprurëse me cilësinë e sulmuesve të saj, të cilët mund të lëndojnë këdo në hapësira. Rezultati ishte i bujshëm në përmasat e tij, por edhe Atalanta humbi 4-0 në ‘San Siro’, ndërsa sot është vetëm dy pikë pas Interit.

Inter-Napoli? Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe sigurisht e bukur, por absolutisht jo vendimtare për titullin. Ndër çelësat e ndeshjes shoh duelet e anësorëve Dimarco-Polinato dhe Dumfries-Kvara, plus “3 vs 3”, që do të përcaktojnë ‘betejën’ e mesfushës.

Testi negativ i Lukakut? Ndeshjet kundër mbrojtjeve me 3 lojtarë për Lukakun, si sulmues i vetëm, do të jenë më të vështirat për të në aspektin taktik, si të dielën, ku shpesh gjendej me shpinë nga porta kundër 3 qendërmbrojtësve shumë të fortë fizikisht. Ai duhet të mbështetet më shumë nga futjet e McTominay dhe Anguissa.

Lukaku te ky Napoli po luan shumë ndryshe nga sa ka bërë te Roma dhe Interi, ku gjithmonë ka pasur një lojtar teknik gati në kombinim me të, fillimisht Lautaro pastaj Dybala. Nuk është rastësi që deri tani ka dhënë më shumë asiste sesa gola, gjë e rrallë për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat