Mikel Arteta merr lajmin e mirë

Futboll

Mikel Arteta merr lajmin e mirë

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 13:55
Martin Odegaard.e Mikel Arteta

Në prag të ndeshjes që Arsenal do të luajë të mërkurën në Champions League ndaj Inter, trajneri Mikel Arteta ka dhënë një përditësim pozitiv në lidhje mbi gjendjen fizike të mesfushorit Martin Odegaard.

“Topçinjtë” kanë qenë pa kapitenin e tyre që nga pushimi ndërkombëtar i shtatorit, për shkak të një dëmtimi të ligamentit të kyçit të këmbës në kombëtare. Një mungesë që së fundi ka ndikuar mjaft te skuadra londineze.

“Tani është faza që Martin do të fillojë të bëjë punë të caktuara me ne. Le të shohim se si e trajton dhimbjen dhe a është lëvizja e tij mjaft e natyrshme. Ai është fizikisht në nivelin që e kërkon atë për të konkurruar”, tha Arteta.

Më tej, trajneri spanjoll shtoi: “Me shkallën e punës në rritje dhe orët që ka kaluar në palestër nuk do të habitesha që ta aktivizoja që në momentin që do t’i bashkohet grupit. Shpresojmë së shpejti ta kemi në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat