Sulmuesi i Shqipërisë i kthehet stërvitjes

Futboll

Sulmuesi i Shqipërisë i kthehet stërvitjes

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 13:59
Indrit Tuci

Shumë dëmtime për Shqipërinë para dy ndeshjeve finale në Ligën e Kombeve, veçanërisht në majën e sulmit.

Mes dëmtimeve dhe aktivizimit, Daku nuk është në formën ideale. Rey Manaj është dëmtuar, Armando Broja po ashtu qëndron jashtë fushave.

Ndërkohë pak lehtësim për Silvinjon vjen nga Indrit Tuci.

Ky i fundit ka lënë pas dëmtimin e fundit dhe i është kthyer stërvitjes normale para ndeshjes që Sparta e Pragës do të luajë kundër Brest nesër në Champions League..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat