Barcelona raportohet se është duke e monitoruar situatën e Thomas Partey në Arsenal.
Partey ka ndikim të madh në mesfushën e Arsenalit, megjithatë, marrëveshja aktuale mes lojtarit dhe londinezëve po shkon drejt fundit.
Sipas medieve britanike, reprezentuesi ganez mund të negociojë kushtet e para-kontratës me klubet tjetra qysh nga 1 janari.
Barça thuhet se është e interesuar, pasi që drejtori sportiv Deco po kërkon një përforcim të re në mesfushë.
Deco e vlerëson lart lojtarin prej kohësh të cilin do të provojë që të transferojë në ‘Camp Nou’.