Partey po monitorohet nga gjiganti i La Ligës

Futboll

Partey po monitorohet nga gjiganti i La Ligës

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 14:49
Thomas Partey

Barcelona raportohet se është duke e monitoruar situatën e Thomas Partey në Arsenal.

Partey ka ndikim të madh në mesfushën e Arsenalit, megjithatë, marrëveshja aktuale mes lojtarit dhe londinezëve po shkon drejt fundit.

Sipas medieve britanike, reprezentuesi ganez mund të negociojë kushtet e para-kontratës me klubet tjetra qysh nga 1 janari.

Barça thuhet se është e interesuar, pasi që drejtori sportiv Deco po kërkon një përforcim të re në mesfushë.

Deco e vlerëson lart lojtarin prej kohësh të cilin do të provojë që të transferojë në ‘Camp Nou’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat