Fitorja me Monzën shërbeu për të mbaj tur disi të qetë atmosferën rreth tij dhe ekipit, megjithatë, Paulo Fonseka e di fort mirë se ndeshja e sotme do të thotë shumë për fatet e Milanit në Champions.
Të paktën kjo është ajo që konfirmoi trajneri i “Djallit” në konferencë për shtyp.
Si e përballoni një ndeshje si kjo ndaj Realit?
Me shumë motivim.
E dimë se po luajmë kundër kandidatit kryesor për të fituar Champions–in dhe për ne është një mundësi për të treguar vlerën tonë, për të vazhduar të rritemi si ekip dhe të përballemi me më të mirët.
Nuk kemi frikë nga asgjë sepse besojmë se mund të bëjmë një ndeshje të mirë.
E patë El “Clásico”-n?
Kush nuk e ka parë. Ndeshje e madhe, por ne nuk jemi Barcelona.