Në moshën 35-vjeçare, Yann Sommer po dëshmon se është ende portier i nivelit të lartë.
Në ndeshjen kundër Venezia, të dielën e kaluar, ai bëri disa pritje të rëndësishme, veçanërisht ato ndaj Oristanio dhe Pohjanpalo. Një mënyrë për të shmangur edhe kritikat e shumta që ranë mbi të, pas 4 golave të pësuar nga Juventusi.
Sommer-it “iu tërhoqën veshët” veçanërisht për golin e fundit, ai që e bëri rezultatin 4-4, ndaj kundër Venezia shpagoi veten dhe heshti kritikët. Numrat, për më tepër, janë në anën e tij: në 5 ndeshjet e fundit e ka mbajtur 4 herë portaën e pastër. Në këtë sezon nuk ka pësuar gol në 57% të ndeshjeve, duke e mbajtur portën të pastër në 8 raste nga 14 në total.
Ndërsa pret që mbrojtja zikaltër të gjejë performancë më lineare, për të reduktuar në minimum numrin e mundësive që iu lejohen kundërshtarëve, portieri helvet është ende duke e gdhendur hapësirën e tij në “kopertinë”, siç tregohet nga porta e pastër në tri radhazi të Ligës së Kampionëve, ndaj Manchester City, Crvena Zvezda dhe Young Boys.
Duke e zgjeruar hapësirën e “lupës”, Sommer nuk ka pësuar gol në 7 nga 10 ndeshjet e tij europiane me Interin. Pra, me 70% të portave të pastra ai përfaqëson përqindjen më të mirë mes portierëve që kanë grumbulluar më shumë se 10 paraqitje në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.