Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, ka lëshuar një mesazh me nënkuptim në lidhje me të ardhmen e tij në klub.
Salah shënoi golin e fitores teksa Liverpuli përmbysi Brajtonin 2-1 në “Anfield” të shtunën.
Fitorja, e shoqëruar me humbjen e Mançester Sitit ndaj Bornmëthit e riktheu skuadrën e Arne Slotit në krye të klasifikimit të Premier Ligës.
E ardhmja e Salahut mbetet e pasigurt, me anësorin në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin. Por postimi nga sulmuesi egjiptian pas ndeshjes tani ka ndezur spekulime të mëtejshme për të ardhmen e tij. Ai postoi një foto të tij duke festuar me tifozët e Liverpulit, të shoqëruar me dixhiturën: “Kreu i tabelës është vendi që i përket këtij klubi.
Asgjë më pak. Të gjitha skuadrat fitojnë ndeshje, por në fund ka vetëm një kampion. Kjo është ajo që ne duam. Faleminderit për mbështetjen tuaj mbrëmë. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, nuk do ta harroj kurrë se si është të shënosh në Anfield”.
Fakti që Salah përfshiu shprehjen “Pavarësisht se çfarë ndodh” mund të jetë një shqetësim për tifozët e Liverpulit në lidhje me të ardhmen e tij. Që kur ai iu bashkua Liverpulit në vitin 2017, Salah ka shënuar 220 gola në 364 paraqitje.
Ai ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampioneve, Kupën FA dhe dy Kupa të Ligës. Liverpuli gjithashtu është i paqartë për të ardhmen e disa prej yjeve të tyre të tjerë, me Trent AleksanderArnold dhe Virxhil van Dajk gjithashtu në vitin e fundit të kontratave të tyre aktuale. Por edhe mbrojtësit, ashtu si Salah, janë në bisedime për të rinovuar kontratat.