Në Bosnje dhe Hercegovinë, së fundmi është shkaktuar një kaos i vërtetë për shkak të punësimit të serbit Nemanja Momçilloviq, ish-portierit të kombëtares serbe, si trajner i portierëve të kombëtares së futsalit të Bosnjës.
Kush është Momçilloviq?
Momçilloviçit iu besua që të merrte këtë rol të përgjegjshëm, por vendimi nuk u miratua nga tifozët më të zjarrtë të Bosnjë dheHercegovinës.
Tifozët ‘Fanatikët’ e Bosnjës dhe Hercegovinës kanë reaguar përmes një komunikate, duke theksuar se dikur në teshatoret e Serbisë i është kënduar kënga: “Ti je çetnik serb, portier”.
Në një njoftim kërcënues ata theksojnë se nuk do të ndalen nëse Momçilloviq mbetet në pozitën e trajnerit të portierëve të kombëtares së BeH, gjë që shqetësoi edhe më shumë opinionin.
“Një periudhë mjaft paqësore në sportin përfaqësues të Bosnjë-Hercegovinës (nëse përjashtojmë problemet e të gjitha federatave, financiare dhe njerëzore) u ndërpre nga një angazhim i ri profesional.
Kombëtarja e Futsallit të Bosnjës dhe Hercegovinës është “më e pasur” për një emër dhe është ish - portieri i kombëtares së Serbisë në futsal, Nemanja Momçilloviq – thuhet në fillim të njoftimit të tifozëve boshnjakë, e më pas tregojnë:
“Nëse Momçilloviqi ka licencë për të kryer detyra është një pikëpyetje e madhe, por sigurisht që nuk është fokusi i këtij teksti.
Gjegjësisht, festimi i njërës prej fitoreve të kombëtares së Serbisë në vitin 2019 u zhvillua me thirrjet “Ti je çetnik serb, portier” gjëmuan nga grupi brohoritës dhe vetë portieri e mori mjaft gazmor epitetin e tij.
Nuk na intereson kombëtarja e futsallit të një shteti tjetër, e as Momçilloviqi nuk do të na interesonte nëse ai nuk do të kishte marrë punë në kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës.
Nemanja, ti nuk të takon këtu, jo për emrin apo fenë tënde, por nuk e ke problem të jesh ‘çetnik serb’ dhe trajner në të njëjtën kohë.
I bëjmë thirrje autoriteteve që të bëjnë ndryshimin urgjentisht, ndryshe nuk do të ndalem”.