Arturo Vidal futet në telashe me drejtësinë në Kili.
Ylli kilian i futbollit dyshohet se është përfshirë në një sulm seksual ndaj një vajze 22-vjeçare, së bashku me disa bashkëlojtarë të skuadrës së Kolo Kolo në kampionatin vendas.
37-vjeçari dhe shokët e tij të skuadrës dyshohen se kanë sulmuar seksualisht 22-vjeçaren në një festë, njoftoi zyra e prokurorit të shtetit në Santiago.
Në një deklaratë të shkurtër, zyra e prokurorit njoftoi se “ka një raport për një sulm seksual” që synon “lojtarët e Colo Colo”, përfshirë Vidalin, por “nuk është bërë asnjë arrestim”. Emrat e lojtarëve të tjerë të përfshirë nuk janë bërë të ditur. Sipas raportimeve të mediave lokale, sulmi seksual ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në një klub nate në Santiago, ku një grup lojtarësh të Colo Cola po bënin festë.
Sipas asaj që raporton Radio ADN, 22-vjeçarja e paidentifikuar pretendon se është droguar në një lokal në lagjen Vitacura të Santiagos. Koloneli i policisë Gerardo Aravena u tha gazetarëve se 37-vjeçari Vidal u soll në komisariat për një kontroll. Ai shtoi se kjo është procedurë standarde policore kur një person dyshohet se ka kryer ose ka tentuar të kryejë një krim.]
Vidal ka qenë i pranishëm në vendngjarje pasi është arrestuar në gjendje të dehur së bashku me shokët e tjerë. Ky grup i vogël tentoi të arratisej kur mbërriti policia, raportojnë disa prej medieve lokale.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Arturo Vidal ka luajtur me disa ekipe prestigjioze europiane, si Bajerni i Mynihut, Juventusi, Barcelona dhe Interi. Ndërkohë, me kombëtaren e Kilit ai ka zhvilluar 142 paraqitje, duke shënuar edhe 34 gola.