E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Barcelona do të ketë përballë këtë të mërkurë një lojtari që ishte dënuar para 3 viteve.
Ky është kongolezi Silas Katompa Mvumpa, shkurt Silas.
Sulmuesi 26-vjeçar është pjesë e Cërvena Zvezdës së Beogradit, ku mbërriti dy muaj e ca më parë, i transferuar nga Gjermania.
Silas ishte lojtar I Shtutgartit në Bundesligën gjermane, por u dënua mëe 3 muaj pezullim dhe me 30.000 euro gjobë.
Kjo, sepse ai kishte ndërruar emrin dhe vitin e lindjes, nga 1998 në 1999. Kjo ndodhi tre vjet më parë, dhe sulmuesi vazhdoi të luante te Shtutgarti derisa u huazua tek Zvezda.