Asllani bëhet gati për Arsenalin

Futboll

Asllani bëhet gati për Arsenalin

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 18:43
Pamje nga stërvitja

Kristjan Asllani është gati! Konfirmimi tashmë vjen edhe nga stërvitjet e fundit të Interit, para ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Arsenalit.

Mesfushori në javët e fundit kishte probleme të një dëmtimi që vuajti që pas grumbullimit me Kombëtaren në muajin tetor dhe që e la për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Ai humbi disa ndeshje radhazi me Interin si pasojë e këtij dëmtimi në gju, ndërsa tani duket se e ka lënë pas, edhe pse për momentin po stërvitet me mbrojtëse në gjurin e djathtë,

Kjo është parë edhe në stërvitjen e sotme të Interit, ku ai ishte përkrah pjesës tjetër të skuadrës, por me mbrojtësen në gjurin e djathtë, për të shmangur ndonjë problem apo përplasje që mund të kthejë përsëri dëmtimin e vjetër.

Sipas mediave italiane, Inzagi e llogarit Asllanin si alternativë në stol për ndeshjen e të mërkurës ndaj “topçinjve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat