Shqipëria do të luajë dy finale shumë të rëndësishme në muajin nëntor për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë dhe më pas me Ukrainën, atje ku dy fitore na dërgojnë në vendin e parë.
Me shumë interes pritet lista këtë herë nga Silvinjo për dy arsye.
E para pasi bëhet fjalë për dy finale me rëndësi të madhe.
Nëse më parë Liga e Kombeve nuk ka shkaktuar shumë interes, këtë herë për faktin se aventura po vjen drejt fundit, interesi është rritur së tepërmi.
Arsyeja e dytë është lista e dëmtimeve. Shumë dëmtime ka te lojtarët e Shqipërisë, ndërsa për fatin e mirë Indrit Tuci dhe Kristjan Asllani janë rikuperuar. Enigma mbetet për emrat që do të zëvendësojnë lojtarët që do të mungojnë për ndeshjet e nëntorit. Të gjitha këto dilema, do të shuhen ditën e premte atje ku do të mësohet edhe lista e Shqipërisë.