Kazinos Austria firmosi memorandum me Ministrinë e Sportit të Maqedonisë që ndalojë shfrytëzimin e sportistëve për reklamimin direkt të lojërave të fatit
Video-lotaria shtetërore Kazinos Austria firmosi memorandum me Ministrinë e Sportit që ndalojë shfrytëzimin e sportistëve për reklamimin direkt të lojërave të fatit.
Megjithatë kjo kompani tha se do të vazhdojë të mbështesë sportistët, klubet dhe aktivitetet e tyre.
Ata njoftuan promovimin e terrenit sportiv për më shumë qëllime në Komunën e Kisella Vodës, së shpejti.
“Ne edhe në 10 vitet e kaluara si kompani, në shumë raste, kemi dëshmuar se jemi mik besnik i sportit me mbështetje në disa entitete si në nivel të përfaqësueseve ashtu në nivel të klubeve dhe në nivel individual, në të gjitha kategoritë e sportit, futboll, basketboll, hendboll, volejboll, not, alpinizëm, dhe të ngjashme”, tha Viki Çadikovska, drejtore marketingu e Video-lotarisë shtetërore Kazinos Austria.
“Një pjesë e këtij memorandumi nënkupton edhe reklamim dhe financim etik të sportistëve, ish sportistëve, aktual, dhe talentë të rinj të cilët më nuk do të mund të shfrytëzohen direkt për çfarëdo reklamimi në pjesën e kazinove dhe të lojërave të fatit. Ata do të munden të shfrytëzohen vetëm në pjesën e promovimit të fushave të sportit ose eventeve që do të lidhen me sportin megjithatë jo personalisht për promovimin e lojërave të fatit dhe kazinove”, u shpreh Borko Ristovski, Ministër i Sportit..