Arsenali përballet me një pengesë të mundshme pasi fuqia e mesfushës Declan Rice është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Interit.
Ky zhvillim befasues vjen pasi Rice luajti plot 90 minuta në ndeshjen e Premierligës të shtunën, ku Arsenali pësoi një humbje 1-0 ndaj Newcastle Unitedi.
Mungesa e mesfushorit nga seanca stërvitore të martën në mëngjes në London Colney ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike, me trajnein Mikel Arteta që pritet ta trajtojë këtë çështje gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes.
Reprezentuesi anglez ka qenë një figurë kyçe në formacionin e Arsenalit që nga ardhja e tij prej 105 milionë euro nga West Hami në vitin 2023. Ai ka humbur vetëm dy ndeshje për Arsenalin këtë sezon – një për shkak të pezullimit dhe një tjetër si masë paraprake – dhe Arteta do të të detyrohet të rimendojë konfigurimin e tij të mesfushës me mesfushorin anglez të padisponueshëm.
Formacioni i Arsenalit do të vazhdojë të jetë i “varfër” me mbrojtësit Riccardo Calafiori dhe Takehiro Tomiyasu gjithashtu të përjashtuar për ndeshjen e së mërkurës për shkak të lëndimeve.